Politikë

Spiropali prezanton kandidatët e PS në Kavajë, Rrogozhinë dhe Kamëz

Shkruar nga Liberale

Spiropali prezanton kandidatët e PS në Kavajë, Rrogozhinë

Në Kavajë dhe Rrogozhinë Spiropali prezantoi kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi Daci, Antonela Dedej, Eldi Çepeli.

“Kavaja dhe Rrogozhina kandidojnë ekip fantastik. Pandeli Majko, ish-Kryeministër, deputet e njeri që nuk ka nevojë për prezantim. Ilva Gjuzi Daci, Nënkryetare e Asamblesë Kombëtare të PS, Zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, nënë e tre fëmijëve, me përkushtim për t’u shërbyer qytetarëve e komuniteteve.

Antonela Dedej, Zëvendëskryetare e Bashkisë Rrogozhinë, e diplomuar në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, grua vullnetmirë, energjike dhe me kontribut në komunitetin e saj. Eldi Çepeli, profesionist e sipërmarrës, familje me vlera qytetare e kontribut në qytetin e Kavajës.

Partia Demokratike e ka përdorur Kavajën si hambar votash, pa i kthyer kurrë gjë mbrapsht. Bëni hesap: Kandidatin më të votuar në primare e spostoi, duke i lënë vendet e sigurta për tribunën VIP të kënetës. Përgjigjen do e marrin në 11 maj me fitoren tonë të madhe për Shqipërinë Europiane”, u shpreh Spiropali.

Në Kamëz Spiropali prezantoi kandidatët Lindita Nikolla, Sofika Lleshi, Kejsi Elezi dhe Halil Koloshi.

“Kamza kandidon Lindita Nikollën, zonjllëku i së cilës nuk ka nevojë për prezantim. Sofika Lleshi, piktore dhe mësuese e dashur e fëmijëve të Kamzës. Kejsi Elezi, studente e Ekonomisë, lindur e rritur në Babrru, Paskuqan. Halil Koloshi, mjeku i kudogjendur i Bathores, me origjinë nga Kukësi, i vetmi përfaqësues i gjinisë tjetër në listën e Kamzës, sot në Londër në takim me komunitetin shqiptar të zonës. Më 11 maj për Kamzën që ka rilindur, është transformuar e ka ndryshuar rrënjësisht”, u shpreh Spiropali.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH