
Balerini dhe koreografi i njohur Ilir Shaqiri i cili u bë i famshëm në Shqipëri përmes Big Brother ishte i ftuari i radhës i Kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”.
Balerini shqiptar vëren se Italia vitet e fundit ka një lloj lodhjeje. Mbyllen kompanitë e kërcimit, të aktrimit, artit. Trenat janë të shpejtë ndërsa njerëzit janë bërë shumë të ngadaltë”, u shpreh ai.
Ndërkohë në Shqipëri, sipas tij, “ndryshimi është shumë i madh”. “Dinamika e shtetit, e njerëzve është ajo që çon gjithë punën para. Është në një cikël Shqipëria ku nuk ka nevojë shumë për fjalë se sa për vepra. Këtu thuhen gjërat dhe çohen deri në fund, kjo në ndryshim nga Italia sot, ku shumë produksione lihen në mes për mungesë fondesh”.
Vlen për t’u përmendur se për çfarë produksionesh e ka fjalën Ilir Shaqiri kur i vetmi sukses profesional i tij në Shqipëri ishte pjesmarrja në një “reality shoë” ku vlerat e vetme janë sherret dhe intrigat dylekshe mes pjesmarrësve.