Politikë

Rama “thumbon” partitë e vogla: Dikur kishim LSI-në që na u ngatërrua nëpër këmbë!

Shkruar nga Liberale

Rama “thumbon” partitë e vogla: Dikur kishim LSI-në

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur në Dimal ku prezantoi arritjet dhe investimet e qeverisë në qarkun e Beratit.

Sipas Ramës, më parë për të shkuar në Berat nuk kishte as rrugë. Ndërsa theksoi se tashmë falë infrastrukturës rrugore, janë hapur edhe bujtina ku turistët shkojnë më me lehtësi.

“Ashtu si është Dimali sot nuk e solli koha, ashtu siç është Berati sot nuk e solli koha sepse kur kemi ardhur në fillim nuk kishte rrugë për të ardhur në Berat. Në Lushnjë merrje kthesën këputej lidhja, duhet të hyje pastaj në një rrugë me gropa dhe kur të arrije në spital mund të përfundoje në spital nga bllokimi i veshkave, nga kërcimet në makinë”, u shpreh Rama.  

Rama ka ironizuar edhe partitë e vogla opozitare, të cilat i krahasoi me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ne duam të hyjmë në Bashkimin Evropian, ata thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.  Domethënë, e kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët, tani në vend që ta kujtojmë për 1 Maj, edhe të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani këta të tjerët thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

E kuptoni? Të rinj? Në moshë dhe fytyrë po, por në program, në përmbajtje të politikës, të gjeopolitikës, të marrëdhënieve ndërkombëtare s’kanë lidhje fare që kur thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Kështu që duhet të fokusohemi te 11 maji, duhet të fokusohemi te anëtarësimi në Bashkimin Evropian” tha Edi Rama.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH