Politikë

Rama flet për sigurinë në vend, thotë se është ulur kriminaliteti: Viti 2024 u mbyll me më pak vrasje!

Shkruar nga Liberale

Rama flet për sigurinë në vend, thotë se është

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në vendin tonë, gjatë vitit 2024 është ulur numri i vrasjeve, si dhe është ulur shkalla e kriminalitetit. 

Gjatë fjalës së mbajtur gjatë eventit të organizuar nga Ministria e Brendshme, e cila prezantoi një anketim të financuar nga qeveria suedeze, që mat perceptimin e qytetarëve mbi nivelin e sigurisë dhe besimin tek Policia e Shtetit, kreu i qeverisë theksoi se nga të dhënat kryesore Shqipëria është shumë pranë mesatares së BE.

"Po të lexosh çfarë shkruhet për rendin dhe policinë e shtetit është vend për të ikur me vrap, ku s’ka rend e sigurisë, ku policia e shtetit është pa forcë e besueshmëri. Por gjëja më e mirë dhe inkurajuese është që faktet dhe shifrat, flasin të kundërtën, flasin për ulje të vazhdueshme të kriminalitetit, edhe 2024 nuk zhgënjeu, por u mbyll si të gjitha vitet që kur kemi ardhur në detyrë, me ulje të nivelit të vrasjeve.

Sot si në të gjitha të dhënat kryesore jemi shumë pranë mesatares së BE dhe lajmi i mirë është që këtë të vërtetë e lexon edhe në faqet e kësaj anketë. Shqiptarët, publiku, ata që jetojnë në jetën e përditshme këtu, në të gjitha herët e anketimit, qëkurse kryhet kjo anketë, janë shumë po shumë afër logjikës së fakteve dhe shifrave të progresit të policisë së shtetit."- u shpreh Rama. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH