Politikë

Protesta e opozitës/ Meta mesazh nga qelia: Dëshmia e Ahmetajt ishte historike, Rama kreu i mafies shqiptare

Shkruar nga Liberale
Protesta e opozitës/ Meta mesazh nga qelia: Dëshmia e Ahmetajt ishte

Ish- presidenti Ilir Meta ka bërë gati një audio që u transmetua gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndonëse i burgosur, kryetari i partisë së Lirisë ka treguar mbështetjen dhe përkrahjen për aleatin e tij, Sali Berisha.  

Në fjalën e tij, ai ka mbajtur të njëjtën linjë si Arben Ahmetaj, duke thënë se kryeministri Edi Rama është kreu i mafias që po zhvat shqiptarët.

“Përshëndetjet më të përzemrta për Sali Berishën dhe Ervin Salinajin. Çdo shtet ka mafian e tij, por në Shqipëri mafia ka shtetin e saj. Tani kjo dëshmohet publikisht edhe nga ish-zv/kryeminisri socialist,Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Edi Ramës për 10 vite në pushtet.

Kjo është një dëshmi historike, sepse vjen nga një dëshmitar okular për megaaferat më tronditëse të Edi Ramës. Kjo megaferë vjen me prova dhe shkresa zyrtare, por mbi të gjitha me gatishmërinë për të dëshmuar edhe para një gjykate ndërkombëtare. Ahmetaj na provoi që i gjithë shteti është shtruar në një oragnizatë kriminale dhe se Edi Rama është kryetari i organizatës.

Edhe për shkak të arsyeve dhe rrethanave të ku ndodhem, jam i bindur se shumë çështje ju do i prekni dhe denonconi vetë, por do të ndalja në dy çështje që më kanë bërë përshtypje të veçantë.

Rama u kujtua pas 12 vitesh në pushte për të krijuar një bankë zhvillimi me fokus bujqësinë, pro kush e pengoi këtë deri më tani,. apo kujton se me këtë shashkë do mashtroje shqiptarët që merren me bujqësi, që këtë vit do u jap më pak se ryshfeti që ka marrë për Tunelin e Llogarasë. Jemi vendi me mbështetjen më mjerane për bujqësinë. Ku është shëndetësia falas, ku është nafta e Shpiragut që do begatonte jo vetëm Shqipërinë, por edhe Ballkanin.

Ahmetaj na dëshmoi përse Dum nuk e heton kryebashkiakun për inceneratorët, sepse e paska urdhëruar dhe detyruar Rama për këtë akt të paligjshëm dhe çdo hetim do tregonte se koka e vërtetë e kësaj megafere është Edi Rama.

Drejtësia e re është mashtrimi dhe korrupsioni më i madh që ka ndodhur. Harta e re gjyqësore e bëri drejtësinë më të paarritshme, më të shtrenjtë për qytetarët. Pse hesht Dumani për McGonigal, ky që më mban mua të izoluar për lobimet e LSI në SHBA. Ka dy vite që nuk thërret Ramën për McGonigal. 11 maji është dita historike e skadencës së narko regjimit dhe narko drejtësisë. 11 maji do jetë dita e triumfit, e përmbysjes së këtij modeli".- u shpreh Meta. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH