Politikë

Po mbështesin Metën? Monika Kryemadhi voton së bashku me djalin dhe nënën

Shkruar nga Liberale
Po mbështesin Metën? Monika Kryemadhi voton së bashku me djalin

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka votuar pak çaste më parë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Edit Durham” në Tiranë.

Teksa është e shoqëruar nga e ëma dhe djali i saj, Besar Meta, Kryemadhi ka dalë publikisht për të votuar, ndonëse nuk është kandidate për deputete në këto zgjedhje.

Ajo ka shprehur më herët mbështetjen për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, aktualisht në qeli.

Pas votimit, djali i saj, Besar Meta, u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime:

“Këtë ditë të kemi mundësi ta kthejmë në një ditë historike,” u shpreh duke theksuar rëndësinë e angazhimit qytetar në vendimmarrjen politike.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH