Politikë

"Po bëjnë krim kundër qytetarëve të sëmurë", Berisha denoncon: 10 ditët e fundit në spitale nuk bëhen analizat

Shkruar nga Liberale

"Po bëjnë krim kundër qytetarëve të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me studentët e mjekësisë tha se mafia është armikja më e egër e bluzvave të bardha dhe e të sëmurëve.

Sipas tij, ‘situata është në terrenin e krimeve kundër njerëzimit’, ndërsa theksoi se shëndetësia sot ka një degradim që në shumë aspekte afrohet me vitet ’60.

“Mafia armikja më e egër e bluzave të bardha dhe e të sëmurëve, kjo mafie nuk i rregullon ato, sepse do që shqitparët të shkojnë të paguajnë tek privati. U premtua shëndetësi falas. A e dini ju që INSTAT, që kontrollohet nga qeveria njoftoi se shqiptarët paguajnë në vit 820 mln euro për kujdesin shëndetësor nga xhepi i tyre. Që të gjitha bazë korrupsioni.

10 ditët e fundit në spitale nuk bëhen analiza, sepse koncesioni i analizave që është korruptiv, u thotë spitaleve që kanë mbaruar kitet. Të gjithë shqiptarët duhet të shkojnë tek privati”, u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH