Politikë

Pas rreth 7 orësh seancë për Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij, GJKKO tërhiqet për vendim

Shkruar nga Liberale

Pas rreth 7 orësh seancë për Erion Veliajn dhe bashkëshorten

Gjyqtarët e GJKKO janë tërhequr për vendim për Erion Veliajn dhe personat e tjerë të akuzuar.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshimin e masës në ‘detyrim paraqitje’, ndërsa garanci pasurore është kërkuar për Veliajn.

Në të njëjtën seancë janë edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Gjyqtari që ka miratuar masën e arrestit me burg për Erion Veliaj dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa shpjegon se ekziston dyshimi që ata mund të largohen, dhe se rrezikojnë të kryejnë krime njësoj të rënda si ato për të cilat po hetohen.

Për Erjon Veliajn gjykata kujton se ai vijon të ushtrojë funksione publike dhe ekziston rreziku të abuzojë me detyrën. Po ashtu, ekziston rreziku të impaktojë provat dhe dëshmitarët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH