Politikë

Papa Françesku takon studentë dhe akademikë shqiptarë në Vatikan, të pranishëm edhe ministrat Hasani dhe Manastirliu

Shkruar nga Liberale

Papa Françesku takon studentë dhe akademikë shqiptarë

Një grup prej rreth 100 studentësh dhe akademikësh nga universitete të ndryshme të Shqipërisë dhe Italisë morën pjesë sot në një Audiencë të Përgjithshme me Papa Françeskun në Vatikan. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Gjatë audiencës, Papa Françesku theksoi rëndësinë e vlerave humane dhe të angazhimit për paqen, drejtësinë dhe vëllazërinë. Pas fjalës së tij, ai përshëndeti delegacionin shqiptar dhe studentët pjesëmarrës. Ata gjithashtu kaluan Portën e Shenjtë, e cila hapet një herë në 50 vjet, në kuadër të Vitit Jubilar 2025, një traditë biblike e faljes universale.

Papa Françesku takon studentë dhe akademikë shqiptarë

Gjatë vizitës në Vatikan, dy ministrat zhvilluan një takim me Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm.

Ministrat gjithashtu u takuan me studentët shqiptarë dhe akademikët pjesëmarrës. Gjatë fjalës së tij, Ministri Hasani foli për rëndësinë e rinisë si një burim i rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe inkurajoi të rinjtë të angazhohen në administratën publike. Ai gjithashtu nënvizoi përpjekjet e qeverisë për të fuqizuar diasporën shqiptare dhe për ta përfshirë më aktivisht në zhvillimin kombëtar.

Papa Françesku takon studentë dhe akademikë shqiptarë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH