Nga GUIDO CROSETTO
I dashur drejtor,
Të besueshëm, seriozë e të qëndrueshëm në veprimin e mbështetjes së saj. Kështu n’a gjykojnë ukrainasit, duke filluar nga presidenti Zelenski, duke kaluar nëpër të gjithë qeverinë e tij, deri tek të gjithë qytetarët e saj. Në të njëjtën mënyrë n’a gjykojnë aleatët tanë të BE e të NATO-s, të parët amerikanët. Krejtësisht e kundërta e përfytyresës që për qeverinë italiane buron nga kryeartikulli i djeshëm i Paolo Mielit, në të cilin ai shpreh gjykimin e tij mbi qëndrimin e Italisë e, veçanërisht atë timin si ministër i Mbrojtjes, në lidhje me luftën ruso-ukrainase.
Ky gjykim, simbas mendimit tim, pak i matur, i botuar në Corriere, më detyron t’I përgjigjem. Po i drejtohem lexuesve të Corrieres, më shumë se vetë Mielit, që nuk merret me luftën në Ukrainë me ngulmin dhe njohurinë me të cilën merrem un. Sigurisht është më e lehtë të bisedohet për këtë çështje të rëndë pa njohur teknikisht lëndën, atë që ndodh çdo ditë në fushë, taktikat, vështirësitë e shtjellimin e vazhdueshëm të një konflikti tashmë endemik, të përhapur e të ndërlikuar.
Kështu sikurse mund të dijë pak ose aspak Mieli – dhe është e natyrshme të jetë kështu – mbi marrëdhëniet e vazhdueshme, të qëndrueshme, të përditëshme të Italisë, së pari të Mbrojtjes italiane e një kombi, të martirizuar prej më shumë se dy vitesh lufte të pandërprerë në mbrojtje të lirisë së tij si pasojë e mësymjes ruse. Por nëse vërtetë duhet ky komb, në këtë lëndë nuk do të duhej të gjykohej me një sy të njëanshëm, apo me një polemikë për polemikë. Fatkeqësisht kështu duket, duke gjykuar nga fakti që në kryeartikullin në fjalë, janë marrë e komentuar vetëm disa prej fjalëve të arsyetimit tim shumë më të gjërë, duke shtrembëruar kuptimin e së fundi duke dhënë një gjykim pashmangshmërisht të drejtuar.
Më vjen keq që Mieli nuk ka patur rast të informohej më mirë për fjalët e mija të vërteta. Do të kishte zbuluar se un kam shpjeguar menjëherë para atij që fliste për agresion se sulmi ukrainas nuk ishte një mësymje por një taktikë mbrojtëse, për të pakësuar tensionin në Ukrainë, për të shtrënguar rusët të zhvendosnin njerëzit në Rusi, me synimin që të kishin një barazpeshë më të madhe në fushë, për t’u gjindur më të fuqishëm në një t’ardhme të dëshirueshme në një tryezë paqeje. Nuk është e vështirë të kuptohen arsyet që e kanë shtyrë në sulmin e asaj ane e cili është synimi objektiv i manevrës.
Siç thashë (mjafton të kërkohej në Google) ka qenë një lëvizje e arsyeshme, me një llogjikë si të teknikës ushtarake po ashtu dhe të politikës ushtarake.Një lëvizje për të cilën secili prej nesh mund të ketë gjykimin e tij. Disa mund t’a quajnë të drejtë, të tjerët të gabuar. E rëndësishme është që gjykimi të jetë i diktuar nga e njëjta premisë, pra nga e mira e popullit ukrainas, nga arritja e asaj për të cilën jemi zotuar në këta vite: rivendosja e së drejtës ndërkombëtare e të njënjësisë tokësore ukrainase. Mieli ndoshta i ka harruar kritikat e ashpra që kemi marrë në këta vite, sepse kemi ndihmuar (pa nëse e pa sikur) Ukrainën në çdo mënyrë të mundëshme, sepse kemi qenë të vendosur e nuk kemi përdorur fjalë të mëdyshta mbi temën. Do të kishin mjaftuar të dëgjoheshin fjalët që të gjithë ukrainasit kanë shprehur gjithmonë për këtë qeveri (e këtë ministër), për të shmangur sarkazmën përfundimtare mbi një qëndrim të hamendësuar, të dyshimtë. Do të kishte mjaftuar të pyeteshin ata amerikanë o britanikë që përmënden se çfarë mendojnë për sjelljen krejtësisht jashtë çdo dyshimi të kësaj qeverie. Ndërsa shumë flasin nga katedra, ne në këta vite kemi vënë fytyrën, punën, mundimin, mëlçinë e shumë të tjera, shumë më tepër se sa mund të përfytyrohet e më shumë se sa do të mund të tregojmë ndonjëherë.
Prandaj është e vështirë të pranohen gjykimet e shprehura në mënyrë trashamane që derdhen në provokime absurde, rindërtime dashakeqe të një Meloni që më paska thirrur për të më qortuar. Nëse kam shprehur një gjykim mbi taktikën ukrainase kjo rrjedh sepse është detyra ime të pyes veten nëse kjo zgjedhje ndihmon apo dobëson çështjen ukrainase. Miqtë, ata të vërtetët nuk thonë gjithmonë ke të drejtë. Detyra e tyre është të ndihmojnë përsiatjen. E ne jemi miq të vërtetë të ukrainasve. Jo mbështetës për formë ose për nderim kundrejt politikisht korrektes siç kemi parë shumë në këta vite. Në fakt kam bashkëndarë shqetësimet e mija me kolegët e mij të kombeve të tjerë e të NATo-s, siç bëj gjithmonë edhe me homologët e mij ukrainas, siç ka ndodhur në të shkuarën. Sepse un mendoj se detyra ime është të them atë që e quaj të drejtë e jo atë që bashkëbiseduesit e mij duan të dëgjojnë. Vetëm një mendësi e sëmurë me provincializëm mund të shkëmbejë kurajën e së vërtetës, të një gjykimi, të një opinioni me dykuptimësinë. Kjo po, ndoshta n’a ndan nga shumë të tjerë: guximi për të thënë atë që quhet e drejtë, edhe duke marrë përsipër rrezikun për të gabuar, më parë se ajo të ndodhë. Guximi për të thënë atë që mendohet, jo sepse kemi interesa, por sepse është e drejtë t’a bëjmë.
Duke kaluar në të tjera, më habit fakti që Mieli nuk kupton arsyetimin mbi mësymjen ose mbi përdorimin e armëve italiane në tokën ruse. Është një arsyetim gjithëpërfshirës që nuk ndryshon nga gjykimi për zgjedhjen se në ç’anë je. Një arsyetim në të cilin vihet edhe një temë më e lartë, një temë edhe parimesh, vlerash, ligjëshmërie ndërkombëtare, një arsyetim që ecën në një kreshtë të ngushtë, që ndryshon nga kombi në komb, sepse ndryshojnë ligjet e kushtetutat nga një komb në një tjetër. Kur flitet për përdorim të armëve italiane në tokën ruse dikush mendon për gjëra të përgjithëshme mbi të cilat jepet një gjykim i përgjithshëm mbi bazën e asaj që bëjnë kombet e tjerë, un jo. Un e di se për çfarë flitet, si përdoren, kush autorizon përdorimin, si fillon çdo dinamikë vendimesh e përdorimesh. Un i njoh siç njoh normat italiane që i rregullojnë, të ndryshme nga ato të kombeve të tjerë. Të pamjaftueshme me gjasë për të përballuar çastet në të cilët jetojmë, siç kam patur rastin t’a them në Parlamente dhe në Këshillin e lartë të mbrojtjes, në mospërfilljen e plotë të komentatorëve të njohur. Siç shihet, diçka më e ngatërruar se sa është shlyer në ndonjë artikull.
I kam hequr tashmë shumë kohë gjërave serioze dhe familjes sime dhe ruaj të drejtën për të mos çuar dëm më shumë për të folur më thellësisht për këtë çështje e si do të jetë në të vërtetë edhe më e madhe, me të cilën do të n’a duhet të përballohemi në t’ardhmen. Druaj se ditët e ardhme do t’a çojnë vëmëndjen tonë në të tjera zona të botës. E do të jetë e nevojshme të merremi me çështje të tjera shumë të ndërlikuara, me rrezikun edhe të thjeshtimeve të reja. Gëzuar Festën e 15 gushtit.
Më ngushullon të mësuarit se kemi mbetur ”të besueshëm, seriozë e te qëndrueshëm” në mbështetje të Ukrainës. Gëzuar festën edhe juve.
Paolo Mieli
“Corriere della Sera”, 14 gusht 2024
Përktheu Eugjen Merlika