Politikë

"Mos guxo, mbaje mend këtë", tubimi para GJKKO për Veliajn, Berisha mesazh Ramës: Po thirre protestë tjetër...

Shkruar nga Liberale

"Mos guxo, mbaje mend këtë", tubimi para GJKKO për

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar protestëjn e organizuar në solidarizim me kryebashkiakun Erion Veliaj, jashtë GJKKO teksa zhvillohej seanca gjyqësore ndaj tij më 12 Shkurt ku u caktua masa e sigurisë “arrest me burg ndaj tij”.pl

Kreu i PD-së u shpreh se u tejkaluan të gjitha normat, duke i dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama “mos guxo të organizosh protestë tjetër”.


Berisha theksoi se do t’i kundërpërgjigjet me protestë nëse sipas tij, Rama organizon protestë para SPAK.

Sali Berisha: Janë tejkaluar të gjitha normat, jap ultimatum Ramës, mos guxo të organizosh protestë tjetër. Sepse opozita do të përgjigjet me një kundër protestë që nuk mund ta imagjinosh. Mos guxo, mbaje mend këtë, Po thirre protestë tjetër do të thirret protesta përfundimtare për ty, po shkojnë drejt zgjedhjeve ki kurajën të përballesh me votën e shqiptarëve! Sulmi që u bëre, tejkalove El Chapo, Toto Rinon, çdo kriminel tjetër në pushtet dhe jashtë pushtetit që ka ekzistuar deri më sot.

Edi Rama ka shkallmuar, këto që shihni ju janë vetëm një pjesë e dëshmive të shkallmimit të tij.

Akte të tilla që destabilizojnë vendin në një moment zgjedhjesh janë të dënueshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH