Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano festoi dje 72-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë speciale për të, Nano ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe të afërmit.
Një urim special e ka marrë dhe nga Ministri i Shtetit për Diasporën, Taulant Balla, i cili ka ndarë një foto të vjetër me Nanon ku shkruan:
"Gëzuar Ditëlindjen udhëheqësit tonë historik FATOS NANO! Mirënjohje gjithmonë".
Kujtojmë se një javë më parë qarkulluan lajmet se Fatos Nano ndodhej në spital pasi kishte thyer këmbën, ndërsa pritej që t’i nënshtrohej edhe një ndërhyrje.
Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital, pasi thuajse një vit më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkëri.