Politikë

Goro dhe Beleri në burg, Blerina Bala komandohet në krye të Bashkisë së Himarës

Shkruar nga Liberale

Goro dhe Beleri në burg, Blerina Bala komandohet në krye të

Blerina Bala është komanduar në krye të Bashkisë së Himarës.

Ajo u zgjodh me miratimin e Këshillit Bashkiak, pas arrestimit të Jorgos Goros, i cili dha dorëheqjen nga posti i kryetarit në detyrë, pak ditë më parë.

Theksojmë se mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak nisi me tensione. Me thirrje në Greqisht, banorët përzunë nga mbledhja prefektin e Vlorës, Vangjel Tavon, ndërsa njëri prej tyre e pështyu në fytyrë.

Kujtojmë se kryebashkiaku i zgjedhur në maj 2023, Fredi Beleri ndodhet në burg pazi akuzohet për blerje votash.

Ndërsa kryetari në detyrë Jorgo Goro, u arrestua disa ditë më parë, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, në dy episode, ku përfitues fundor i truallit, me një siperfaqe në total prej 10592 m2, ka qenë biznesmeni Artan Gaçi, ish-deputet i PS.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH