Pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur vakant dhe pa drejtues. Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Mbledhja ka nisur me tensione. Me thirrje Greqisht, banorët përzunë nga mbledhja prefektin e Vlorës Vangjel Tavon, ndërsa njëri prej tyre e pështyu në fytyrë.
Siç shihet nga pamjet një nga banorët me kapele në kokë pështyn në fytyrë prefektin, i cili e ruajti qetësinë.