Politikë

FOTO-LAJM/ Në mungesë të Ilir Metës, fëmijët e tij duke pritur hapjen e fushatës së opozitës!

Shkruar nga Liberale

FOTO-LAJM/ Në mungesë të Ilir Metës, fëmijët e tij

Pritet të nisë zyrtarisht çelja e fushatës së Partisë Demokratike dhe Koalicionit të Shqipërisë Madhështore në Tiranë në sheshin Nënë Terezës.

Ndërkohë në shesh kanë filluar të vijnë simpatizantët dhe mbështetësit opozitarë, teksa nuk mungojnë as fëmijët e Ilir Metës. Kreu i PL-së ndodhet në qeli ndërsa sot ka dhënë një mesazh nga burgu që qytetarët të marrin pjesë masivisht në mitingun hapës të fushatës.
Sakaq, po ditën e sotme Gjykata vendosi që të pranohet kërkesa e Metës dhe të divorcohet përfundimisht nga ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi. Në një reagim të sajin në rrjete sociale, Kryemadhi kërkoi qytetarëve të japin votën për babain e fëmijëve të saj.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH