Ka plasur sherri mes Albës dhe Limit pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, ku një situatë me Keisin është bërë shkak për debatun e ashpër mes tyre.
Ngjarja ndodhi teksa Keisi ishte në shtrat duke biseduar me Limin dhe e ftoi edhe Albën të bashkohej. Kjo ftesë nuk u prit mirë nga Alba, e cila reagoi menjëherë dhe ngriti zërin ndaj partnerit të saj.
Alba, e irrituar nga pranisë së Keisit në hapësirën që ajo e konsideron private, u shpreh:
“A ka mundësi t’i ndash muhabetet si burrat? Nuk mund të vijë dikush tjetër te dysheku ynë e të japë komandën.”
Nga ana tjetër, Limi mbrojti veten duke i kërkuar Albës të mos vendoste kufizime mbi sjelljen e tij:
“Jo kushte mua, nuk mund të më vendosësh. Nëse ti i ke bezdi këto gjëra, unë nuk i kam. Mua mos ma ngri zërin.”