Pas tensioneve të forta me partnerin e saj Limi, Alba ka vendosur të bëjë paqe me Big Mamën. Dy vajzat, që prej ditës së parë në Ferma VIP kanë qenë në konflikt të hapur, por duket se situata emocionale e Albës ka sjellë një afrimitet të papritur.
Ajo ka shkuar në shtëpinë e Njishit, ku Big Mama po qëndron si kryeferme, dhe i ka kërkuar një përqafim. E habitur nga ky veprim, Big Mama e ka pyetur me dyshim:
“Mos po bën prapë filma? Çfarë ke? Ka ndodhur diçka? A ndihesh fajtore për diçka?”
Alba është përgjigjur thjesht: “Kisha nevojë për një përqafim.”
Ky moment i papritur duket se ka zbutur marrëdhënien e tyre, duke hapur rrugën për një bisedë më të qetë në praninë e fermerëve të tjerë.