Moderatori i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço ka zbuluar një detaj shumë interesant në lidhje me këtë format.
Gjatë emisionit final “Post BBVA”, Ledioni bëri publike faktin se puna për sezonin e ardhshëm ka nisur.
“Bashkë do të shihemi dhe në ‘Big Brother 5’, që do të vijë së shpejti”, u shpreh Liço, raporton Insajderi.
Kujtojmë se ky do të jetë edicioni i tretë radhazi që Liço do të prezantojë formatin e “Big Brotherit”.
Por se çfarë risish dhe kush do të marrë pjesë në sezonin e ardhshëm, është ende herët për t’u zbuluar.