Politikë

Arbjan Mazniku merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës, për çfarë dëshmoi ministri?

Shkruar nga Liberale

Arbjan Mazniku merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës, për

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje ministrin e të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku. Ministri Mazniku u mor në pyetje rreth 3 javë më parë nga prokurori i çështjes.

Bëhet me dije se marrja në pyetje e ministrit është bërë në kuadër të një hetimi për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Arbjan Mazniku është kallëzuar nga ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi.

Arbjan Mazniku ka qenë ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor që nga shtatori i vitit 2023. Ai ka ushtruar funksionin e Nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës nga viti 2015 deri në vitin 2023, dhe më parë ka mbajtur detyrën e Zv. Ministrit të Arsimit dhe Sportit nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH