Politikë

"Këtu çdo gjë zgjidhet me lekë", Rama debaton me qytetarin: Dili për zot fjalës, nëse je burrrë më jep emrat, mos gënje!

Shkruar nga Liberale

"Këtu çdo gjë zgjidhet me lekë", Rama

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat me një qytetar që tregoi se zyrtarë shtetërorë i kanë kërkuar para për të ndërtuar një pjesë godine.

Qytetari u shpreh më parë se i kanë kërkuar para nga IKMT dhe Policia Bashkiake në mënyrë të paligjshme. Në momentin që kryeministri ka kërkuar emrat e personave, ai nuk ka pranuar.

Pjesë nga debati: 

Rama: Kujt ia dhe lekët? Ti gënjeve, unë e di që gënjeve, thuaj e bona për të gjithë shqiptarët.

Qytetari: Është e vërtetë, nuk e bëra për kërkënd, japin edhe sot.

Rama: Lëri këto, konkrete, këto janë llafe, dili për zot nëse je burrë, kam parë shumë si puna jote unë që flasin edhe….

Qytetari: Është zinxhir shumë i madh.

Rama: Lëre zinxhirin.

Hoxha: Do m’i japësh emrat apo jo

Rama: Po ça emrash.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH