Politikë

FOTO HISTORIKE/ Kur Enver Hoxha votonte në vitin 1967 për “reformimin” e Shqipërisë

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Kur Enver Hoxha votonte në vitin 1967 për

Lulet që duan të tregojnë “lulëzimin” e sistemit socialist rrethojnë kutinë e votimit ndërsa udhëheqësi i Shqipërisë Enver Hoxha voton në Zgjedhjet Kombëtare të vitit 1967.

Partia e udhëhequr prej tij,  fitoi bindshëm, me mbi 99 për qind.  

Kjo mbështetje erdhi pas një çmendurie nga ana e regjimit, çka vërteton sesi regjimet mund të tjetërsojnë votat.

Ishte koha e shpalljes së Shqipërisë shtet i parë ateist në botë.

Goditjen më të rëndë, që regjimi ushtroi mbi trashëgiminë shpirtërore të shqiptarëve qe shkatërrimi i kishave dhe xhamive. Me një të rënë të lapsit, diktatura dhunoi e përdhosi brenda një viti çdo gjurmë të trashëgimisë fetare në vend: objekte kulti, rite fetare, veshje, art e çdo formë tjetër të kësaj trashëgimie.

Deri në vitin 1967 në vend funksiononin 1536 godina kulti. Prej tyre 294 kisha, xhami, teqe, etj ishin monumente kulture. Por pas valës shkatërruese të 1967, mbijetuan vetëm 96 objekte kulti nën cilësimin monumente kulture, mbrojtur nga shteti. Çfarë ndodhi me të tjerat dhe cilat janë këto objekte që u shkatërruan madje pa i dokumentuar fare, pa i fotografuar, filmuar e studiuar nga ana historike, arkitekturore etj.  Një pjesë e tyre u shndërruan në magazina të kooperativave bujqësore, apo stalla për bagëtitë, ndërsa të tjera u shembën apo  u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë.  

E megjithatë, Shqipëria po lulëzonte nën udhëheqjen e Enver Hoxhës sipas propagandës së kohës dhe korrte fitoren e radhës.   

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH