Lulzim Basha ka nisur fushatën elektorale.
Ai ishte në Elbasan, me rastin e Ditës së Verës dhe në mbrëmje ka shkuar në Sauk ku ka prezantuar një nga kandidatët e partisë së tij, Fatos Brahja.
E vecanta është se Bashën në fushatë e shoqëron edhe bashkëshortja e tij, Aurela.
“Këtë mbrëmje, së bashku me Aurelën i'u bashkuam kandidatit të Koalicionit Euroatlantik, Fatos Brahja, për një kafe me banorë të Saukut. Ashtu si shumica e shqiptarëve ata duan dhe presin ndryshim, jo riciklim, me 11 maj” shkroi Lulzim Basha krahas fotove nga takimi në Sauk.