Politikë

Elena Kocaqi themelon parti për zgjedhjet e 11 majit: Sfida jonë e madhe

Shkruar nga Liberale

Elena Kocaqi themelon parti për zgjedhjet e 11 majit: Sfida jonë e

Elena Kocaqi, nga partia e re Aleanca Kombëtare Shqiptare ishte e ftuar në Euronews Albania nga ku ka folur lidhur me zgjedhjet e 11 majit si dhe sfidat e partive të reja.

Më tej, ajo ka treguar mbi fazën e punës në të cilën ndodhet teksa zhvillohen përgatitjet për zgjedhjet parlamentare.

Kocaqi shtoi se sfida kryesore në partinë e saj të re është afati kohor pasi në një kohë të shkurtër, duhet të kryhen disa procese.

“Ne partitë e reja jemi të penalizuara për zgjedhjet, sepse në vend që të merremi me organizimin dhe me gjetjen e figurave të përshtatshme për kandidatë për deputetë, që është një sfidë më vete, në gjithashtu, duhet të mbledhim 5 mijë firma të shoqëruara me karta të identitetit dhe është një periudhë shumë e shkurtër kohe që ti mbledhim dhe ti paraqesim në KQZ. Është e vështirë më shumë për shkak të afatit kohor. Është një sfidë.

"U kërkoj edhe qytetarëve të mirëkuptojnë jo vetëm mua po të gjitha partitë e reja të cilat kanë dalë dhe nuk kanë deputet. Ka disa parti që duan të mbledhin dhe 7 mijë firma për koalicionet. Sygjeroj që qytetarët ta japin firmën nga kushdo që e kërkon pasi kjo është një mbështetje qytetare. Nuk është as votë, as antarësi, kjo është thjeshtë mbështetje për të hyrë në zgjedhje”, tha Elena Kocaqi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH