Politikë

Do të votohet edhe Asambleja! Çfarë pritet nesër nga Kongresi Zgjedhor i PS-së?

Shkruar nga Liberale

Do të votohet edhe Asambleja! Çfarë pritet nesër nga

Edhe pse normalisht është ditë pushimi dhe temperaturat në ekstrem, Partia Socialiste ka thirrur këtë të dielë Kongresin e saj Zgjedhor.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve ku të ftuar janë rreth 400 anëtarë.

Fillimisht i njoftuar për tu mbledhur më 20 korrik, më pas në 27, Kongresi do zhvilloi punimet këtë të diel dhe do të ketë më shumë karakter organizativ duke u fokusuar për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Mësohet se menjëherë pas fjalës së kryetarit të PS-së, Edi Rama do të nisë votimi për Asamblenë e re.

Asambleja e PS do të zgjedhë 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjerë janë automatikisht për shkak të detyrës funksionale që mbajnë në administratë.

Përveç përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme, në fokus do të jetë turizmi dhe lufta kundër korrupsionit.

Me mjaftë interes do të jetë dhe emrin që kryeministri Edi Rama mund të propozojë për të zëvendësuar vendin vakant të kreut të Kuvendit, ku Lindita Nikolla për arsye shëndetësore u dorëhoq të premten, në mbyllje të sesionit parlamentar.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH