Politikë

“Do të ndërtojmë në Kukës Shqipërinë Madhështore”- Berisha-emigrantëve: Asnjë votë Ramës, armikut të kombit

Shkruar nga Liberale

“Do të ndërtojmë në Kukës Shqipërinë

Kreu i PD-së Sali Berisha, nga Kukësi është shprehur se synimi i programit të forcës së tij politike është krijimi i Shqipërisë Madhështore.

Berisha tha gjithashtu se projekti i koalicionit PD-ASHM, nis me shtetin patriotik.

“Miqtë e mi, këtë projekt ne e nisim me shtetin patriotik. Shteti patriot është shteti i burrave he grave që e duan vendin e tyre, që besojnë se dashuria për vendin, dheun e tyre, është leva e Arkimedit, për të shumëfishuar energjitë e tyre, besimin. Për të bërë të mundur të pamundurën”, tha ai.

Pjesë nga fjalimi i Berishës:

PD ka vendosur të ndërtojë në Kukës, Has e Tropojë dhe gjithë vendin, Shqipërinë Madhështore. Është e vështirë që në kohëra të zymta të flasësh për madhështi, por është e pafalshme të harrosh madhështinë mbi të cilën je ngritur.

Kukësi, Hasi, Tropoja dhe mbarë Shqipëria kanë në historinë e tyre aktet ndër më madhështorët, pasi ndër më përralloret, kanë potenciale më të jashtëzakonshme, për të cilat nuk mund të jenë lakmi askënd.

Ky projekt bazohet në një trashëgimi madhështore, në potenciale të mëdha, të cilat ne nuk kërkojmë gjë tjetër veçse t’i shndërrojmë në të mira për qytetarët.

Miqtë e mi, këtë projekt ne e nisim me shtetin patriotik. Shteti patriot është shteti i burrave he grave që e duan vendin e tyre, që besojnë se dashuria për vendin, dheun e tyre, është leva e Arkimedit, për të shumëfishuar energjitë e tyre, besimin. Për të bërë të mundur të pamundurën.

Jam këtu në emër tuaj për tu përcjellë një mesazh vëllazëror. Të gjithë emigrantëve, asnjë votën për këtë armik të kombit.

Unë e di, se ka punonjës administrate që u luten e stërluten, fotografomi votën se ma kërkon shefi, ky e ai. Asnjë fotografi mos bëni. Qëndroni njerëz të lirë. Votoni për Kukësin. Mos votoni pashiqin e shqiptarëve.

Se ata që u kërkojnë votën për të mbrojtur vendin e punës, kryejnë një gabim të madh shumë. Mos u bëni bashkëfajtorë. Votoni të lirë, votoni për Kukësin, Hasin, Tropojën e Shqipërisë. Votoni për kombin dhe jo armikun e kombit."

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH