Erjona Ismaili, kandidatja për Partinë Socialiste në Qarkun e Vlorës, ka treguar ditën e sotme mënyrën se si është njohur me Kryeministrin, në rrethana konfliktuale. Gjatë podkastit maratonë “Flasim”, ajo tregoi po ashtu edhe ftesën që të bëhet pjesë e PS-së.
Zamira Sina, për PS-në në Qarkun e Vlorës dhe njëkohësisht dekane e Fakultetit të Ekonomisë në qytetin bregdetar, ishte e ftuar në podkastin maratonë “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama. Sina tregoi arsyet pse pranoi ftesën nga Partia Socialiste, ndonëse vinte si një figurë e angazhuar më parë në Partinë Demokratike.
Sina: Përshëndetje, zoti Kryeministër! Ju falënderoj pa fund për ftesën dhe për minutazhin sot në podkastin tuaj. Kam lindur në një familje të vjetër “skelare”. Jam nënë e dy djemve dhe aktualisht jam dekane e Fakultetit Ekonomik të Vlorës. Kam dashur gjithmonë të angazhohem në politikë dhe në jetën sociale, dhe besoj se në Vlorë është edhe më sfiduese sesa në Tiranë.
“Më erdhi ftesa nga Partia Socialiste për të hyrë në një tjetër garë, pas asaj që sapo kisha përfunduar në dekanatin e Vlorës, përballë dy zonjave të nderuara. Ftesa më erdhi krejt papritur, dhe madje bëmë edhe disa batuta me drejtuesin Çuçi, duke qenë se unë vij nga një familje e djathtë, ndërsa ata janë të majtë.”
“I kërkova të ndërmjetësonte që të zëvendësoheshin disa ambiente të universitetit që i kemi me qira. I shkrova një mesazh, por nuk më kthente përgjigje. Më pas më ftoi në zyrë dhe më tha: “O goc, ne kemi fushatën, ti më lodh me mesazhe!”, dhe më bëri ftesën për t’u bërë pjesë e ekipit tuaj.’
I thashë: “Po mirë, a e di Kryeministri që unë në 2017 kam bërtitur në çadër që ai të largohej?” Ai më tha: “Zoti Kryeministër nuk e ka fare idenë që po ta bëj këtë ftesë. Unë, si drejtues politik, do të ndërtoj ekipin.”
“I kërkova pak kohë për ta menduar dhe më la dy javë. Në fakt, pranova, sepse Partia Socialiste nuk më luftoi në garën për dekane, edhe pse aty kishte kandidatë të majtë – dhe këtë e vlerësova shumë.”
Rama i kërkoi kandidates të tregonte se si ishte njohur me të.
Rama: Më thuaj si jemi njohur bashkë ?
Ismaili: Ne bashkë jemi njohur duke u zënë. Ditën e nesërme të përmbytjes së Vlorës. Një nga shtëpitë e përmbytura ishte shtëpia ime – për të dytën herë, pas dhjetë vitesh. Herën e parë, sherri nuk arriti deri tek ju, por herën e dytë, po. Ju kam nisur një mesazh, bashkë me një telefonatë, jo shumë korrekte nga ana ime. Pastaj më morët ju në telefon. E kam menduar se biseda do të ishte më e qetë sesa ishte… derisa më bëtë pyetjen e parë: “A e ke shtëpinë e siguruar?” Edhe unë thashë: “Sigalin e di vetë!” dhe biseda zgjati 13 minuta sherr.
Rama: Fjalia që mua më nguli në mendje ishte: “Tjetër thoni dhe tjetër na bëni. Dhe kur vjen puna këtu, të njëjtët njerëz, po kjo histori… dhe askush nuk do të dijë se kush ka merita dhe kush nuk ka merita.” Kjo ishte fjalia që më ngeli në mendje. Në mendje të ngelin ato që të dhëmbin.