Politikë

Cilin mbështet nga kandidatët në zgjedhjet parlamentare në Kosove? Flet kryeministri Edi Rama

Shkruar nga Liberale
Cilin mbështet nga kandidatët në zgjedhjet parlamentare në

Kryeministri Edi Rama, ka komentuar zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen nesër në Kosovë.

Gjatë një interviste për gazetën “El Mundo” Rama deklaroi se nuk ka asnjë preferencë për fituesin, pasi ka marrëdhënie të mira me të gjithë kandidatët.

Rama e përshkroi Kosovën si një vend të gjallë dhe demokratik, i cili, si shumë shtete të Ballkanit, lufton pasionantisht për zhvillimet e tij, por kjo është një gjë e natyrshme.

“Kosova është një vend demokratik dhe i larmishëm, dhe si të gjitha vendet e Ballkanit, ka pasion dhe nganjëherë edhe shumë zhurmë, por kjo është normale. I uroj suksese, por nuk kam asnjë preferencë për rezultatin. Unë respektoj të gjithë”, tha Rama.

Për sa i përket çështjes së emigracionit dhe marrëveshjes me Italinë, Rama apeloi për një politikë të unifikuar emigracioni nga Bashkimi Europian, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së kufijve, por duke ruajtur dhe politikat e emigracionin të ligjshëm.

Kryeministri u ndal edhe në situatën ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me administratën e ish-presidentit Trump dhe zhvillimet në Gaza, ku tha se nuk kishte shumë për të komentuar për momentin, duke shtuar se çdo plan duhet të qartësohet dhe harmonizohet me aktorët e tjerë ndërkombëtarë. “Është ende herët”, theksoi ai.

Sa i përket pezullimit të fondeve nga USAID, vendim që prek edhe Shqipërinë, Rama garantoi se nuk do të ketë ndikim te refugjatët afganë që ndodhen në vendin tonë. Sipas tij, ata mund të qëndrojnë në Shqipëri, pasi nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të dhunës atje. “Nuk kemi shumë njerëz, janë disa qindra dhe nuk paraqesin problem”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH