Si sot 28 vite më parë, më 14 mars 1997.
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, vrasjet, djegiet, shpërthimet e depove sollën një situatë surreale në Shqipëri, marsin e vitit 1997. Në situatën e një lufte civile, gazetat e pezulluan përkohësisht botimin.
Berisha përpiqej të takonte mbështetësit e tij, ndërsa shoqërohej nga Izet Haxhija.
Presidenti Sali Berisha edhe pse ishte betuar në fillim të marsit kishte pranuar një qeveri teknike dhe shpalli zgjedhje të parakohshme. Berisha bashkë me Kryeministrin Bashkim Fino, ju kërkojnë ndërkombëtarëve ndihmë ushtarake për zgjidhjen e krizës.
Tirana ndodhet në prag të pushtimit nga rebelët. Shpallet shtetrrethimi. Disa qindra vullnetarë mbrojnë kryeqytetin dhe Presidentin e tyre.
Sulmohet presidenca nga grupe të armatosura. Berisha përjeton natën më të rrezikshme të jetës së tij.
Shpërthen burgu më i sigurt i vendit, burgu 313. Të fundit që dalin nga burgu janë Fatos Nano dhe Ramiz Alia.
Revolta shpërthen edhe në Korçë. Në Korçë armatosen edhe fëmijët, ndërkohë dy tanke të rebelëve patrullojnë qytetin. Në Lezhë rebelët djegin godinën e policisë.
Ismail Kadare del në një mesazh drejtuar shqiptarëve në VOA. Ai thekson se “Ora e Shqipërisë ishte kthyer prapa në luftën civile midis nacionalistëve dhe komunistëve në vitet 1943-44”. Gjithashtu kritikon mediat e huaja dhe klasën politike shqiptare dhe ju bën thirrje bashkëkombësve të vet për gjakftohtësi e vetëpërmbajtje për kapërcimin e krizës.
(Fotot dhe info marrë nga Gazeta Shqiptare)