Policia e Fierit ka zbardhur dianmikën e atentatit të dështuar, të ndodhur një ditë më parë në fshatin Dërmenas.
Lidhur me ngjarjen policia arrestoi 66-vjeçarin, Afrim Cimili, ndërsa shpalli në kërkim djalin e tij, Ali Cimili.
Autorët e dyshuar Afrim Cimili dhe Ali Cimili qëlluan me armë zjarri në drejtim të një motori me të cilin po lëvizte Suzana Mernica së bashku me djalin e saj.
Mërcnica mbeti e plagosur me armë zjarri, por pas hetimeve u konstatua se motori i tyre u godit nga makina e drejtuar nga 23-vjeçari dhe si pasojë nënë e bir mbetën të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Fier/Zbardhet dinamika e ngjarjes së djeshme, te mbikalimi i fshatit Dërmenas, ku u dëmtuan 2 shtetas.
Në bashkëpunim me djalin e tij, qëlloi me armë zjarri, në drejtim të 2 shtetasve (nënë e bir), lokalizohet dhe arrestohet 66-vjeçari. Punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij.
Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar. Paraprakisht u dyshua se shtetasja S. M. ishte plagosur nga të shtënat me armë zjarri, por nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se 2 shtetasit (nënë e bir) u dëmtuan nga goditja e motomjetit me të cilin ata lëviznin, nga automjeti që drejtonte shtetasi i shpallur në kërkim.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2025, te mbikalimi i fshatit Dërmenas, ku shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, babë e bir, të dy banues në këtë fshat, dëmtuan shtetasit H. M., 26 vjeç dhe S. M., 50 vjeçe, nënë e bir, të dy banues në fshatin Sulaj, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe u kap dhe u vu në pranga 66-vjeçari.