Kronikë

Vrasja e Lulzim Vishës në Tiranë/ Policia njoftim zyrtar: Brenda mjetit “Porsche” me targa të vjedhura, u gjet një armë zjarri!

Shkruar nga Liberale

Vrasja e Lulzim Vishës në Tiranë/ Policia njoftim zyrtar: Brenda

Pas gjetjes së automjetit të djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së 48-vjeçarit Lulzim Visha, policia ka gjetur edhe armën e dyshuar të krimit.

Sipas njoftimit të policisë, arma u gjet në brendësi të automjetit, dhe dyshohet se është përdorur nga autorët.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë për vrasjen e shtetasit L. V., ju informojmë se: Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar i djegur një automjet tip “Porsche”  i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes. Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët. Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se  targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz. Vijon puna  intensive nga grupi i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe  për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton Policia.

Kujtojmë se makina e djegur u gjet pak pas mesditës së të premtes në zonën e Zall Herrit në Tiranë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH