Kronikë

Velipojë/ Ra nga skafi ku po lundronte me familjen, lëndohet 8-vjeçarja!

Shkruar nga Liberale
Velipojë/ Ra nga skafi ku po lundronte me familjen, lëndohet

Një 8-vjeçare ka mbetur e dëmtuar në këmbë pasi ra nga skafi ku po lundronte me familjen në plazhin e Velipojës.

E mitura është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

“Në plazhin e Velipojës, një shtetase e mitur 8-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj, dyshohet se gjatë kohës që lundronin me një mjet lundrues skaf të familjarit të tyre aksidentalisht është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehtë këmbën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i mjetit lundrues, 57-vjeçari me iniciale D. H., është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH