Kronikë

Tiranë/ E mitura pas abuzimit sek*ual përfundon në spital, arrestohet 31-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Tiranë/ E mitura pas abuzimit sek*ual përfundon në spital,

 

Policia ka vendosur në pranga një 31-vjeçar i cili akuzohet për abuzim seksual me një të mitur.

Pas njoftimit të marrë për të miturën, e cila ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore policia ka organizuar punën për arrestimin e 31-vjeçarit.  

Sipas uniformave blu, abuzimi me të miturën besohet se ka ndodhur më 11 shkurt, pak ditë më parë.

“Abuzoi seksualisht me një shtetase të mitur, falë punës intensive hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4, identifikohet, kapet e vihet në pranga 31-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e autorëve që kryejnë vepra penale, pas njoftimit të marrë se një shtetase e mitur, ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorit të dyshuar. Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH