Kronikë

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, përfundon në pranga 38-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë,

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Thanë, pasi u kap duke tentuar të futë naftë në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi sasinë e naftës si provë materiale.

I arrestuari përballet me akuzën për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”.

Vijojnë kontrollet intensive bazuar dhe në analizën e rriskut për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Goditet në PKK Qafë Thanë, një rast i tentativës për të futur naftë kontrabandë

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Q., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasia e naftës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH