Kronikë

Nga droga tek armët, ekstradohen 4 persona në Shqipëri (EMRAT-VIDEO)

Shkruar nga Liberale

Nga droga tek armët, ekstradohen 4 persona në Shqipëri

Janë ekstraduar në vendin tonë 4 shtetas të dënuar/akuzuar nga autoritetet shqiptare dhe spanjolle, për armëmbajtje pa leje, kultivim, prodhim dhe shitje narkotikesh, si dhe për fshehje të ardhurash.

Më konkretisht, pas bashkëpunimit të zyrave të Interpolit në Tiranë, Romë, Berlin dhe Madrid janë ekstraduar shtetasit:

Salvatore Salozzo, 31 vjeç, lindur në Itali. Ai u ekstradua nga Italia në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. 31-vjeçari ka fshehur të ardhurat e shoqërisë tregtare të tij dhe nuk i ka paguar detyrimet tatimore shtetit shqiptar;

Renald Lleshi (Canaj), 29 vjeç. Ai u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Sarandës, me mbi 3 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Më datë 29.08.2017, në Sarandë, 29-vjeçari bashkëpunoi për plagosjen me armë zjarri, të 3 shtetasve, ndërsa në banesë iu gjetën 9.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa;

Njazi Kulla, 28 vjeç. Ai u ekstradua nga Luksemburgu në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 28-vjeçari duhet të vuajë dhe rreth 2 vjet burgim, nga ky dënim;

-L. Ll., 48 vjeç, lindur në Vlorë. Ai u ekstradua nga Shqipëria në Spanjë, pasi Gjykata e Barcelonës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.

Bashkëpunimi me partnerët europianë dhe jo vetëm, vijon, për të finalizuar ekstradimet e shtetasve të ndaluar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra penale të ndryshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH