Kronikë

M*sakra me 4 viktima në Dobraç/ AMP çon policët e Shkodrës në Prokurori: Lejuan personin ‘misterioz’ të largohej!

Shkruar nga Liberale

M*sakra me 4 viktima në Dobraç/ AMP çon policët e

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë lokale atje për “shpërdorim detyre” në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç.

Sipas burimeve, AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Tashmë pritet që organi i akuzës të thellojë hetimet në lidhje me grupin e efektivëve që ishin në vendngjarje.

Ende mbetet mister personi që del në video, ndërkohë që dyshohet se ishte Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit, i vrarë në atentat. Ka dyshime se Ibrahim Lici të jetë lënë nga efektivët që të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që për autoritetet 32-vjeçari është një nga personat më të kërkuar, për vrasjen e Endri Mustafës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH