Kronikë

“Larje hesapesh”/ Ekzekutimi ndaj armikut të Vis Martinajt, Sidorel Prendi kishte grua dhe fëmijë edhe në Shqipëri

Shkruar nga Liberale

“Larje hesapesh”/ Ekzekutimi ndaj armikut të Vis Martinajt,

“Larje hesapesh” kështu e kanë cilësuar mediat greke ekzekutimin e 32-vjeçarit shqiptar Sidorel Prendi alias Roan Brahimi, një natë më parë në Athinë, ndërsa mbeti e plagosur bashkëshortja e tij 37-vjeçarja Katerina Beqo, ndërsa në makinë ndodhej edhe fëmija i tyre i vogël, i cili fatmirësisht nuk u lëndua.

Por ditën e sotme kanë dalë detaje të reja mbi viktimën, i cili mesa duket përveç emrit, bënte edhe një jetë të dyfishtë.

Raportohet se përveç bashkëshortes që mbeti e plagosur mbrëmjen e kaluar dhe djalit në makinë, 32-vjeçari kishte edhe një familje tjetër.

Rezulton se Sidorel Prendi ka një grua dhe dy fëmijë që jetojnë në Shqipëri.

Sidorel Prendi është një emër i lakuar i botës së krimit, ku “bëmat” e tij datojnë që prej 2014-ës, ku gjatë një atentati ju vranë dy kushërinjtë e tij Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH