Kronikë

Kontrabandë bizhuterish nga Franca, GJKKO merr vendimet. Dënohen 8 persona, mes tyre familjarët e ish-shoferit të Ardi Veliut

Shkruar nga Liberale

Kontrabandë bizhuterish nga Franca, GJKKO merr vendimet. Dënohen 8

Sipas hetimeve, grupi kriminal dyshohet se transportonte sende me vlerë nga Franca drejt Shqipërisë, ku ato shiteshin ilegalisht. Vendimi i GJKKO-së vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor mbi këtë skemë të trafikimit të mallrave të vjedhura.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, shpallur pasditen e sotme vendimin për grupin e akuzuar për kontrabandë mallrash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.

Të dyshuarit, mes të cilëve edhe Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut, në kohën kur ky i fundit ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, akuzohen se kanë sjellë në Shqipëri bizhuteri luksoze të dyshuara si të vjedhura në Francë dhe i kanë shitur në tregun vendas, përmes një argjendarie në Tiranë dhe faqeve online.

Sipas hetimeve, grupi kriminal dyshohet se transportonte sende me vlerë nga Franca drejt Shqipërisë, ku ato shiteshin ilegalisht. Vendimi i GJKKO-së vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor mbi këtë skemë të trafikimit të mallrave të vjedhura.

Vendimet e Gjykatës:

Agustin Mesuli – 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
Altin Doda – 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
Sokol Idrizaj – 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj
Elda Idrizaj – 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj
Florian Baku – 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
Egi Idrizaj – 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar 4 vite e 7 muaj (pezullim për shkak të fëmijës)
Bora Idrizaj – 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove
Vangjush Kashari – Pafajësi
Tomor Baruti – 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH