Politikë

Dosja "Partizani"/ Zvarritet gjykimi për Berishën, ja kur do të zhvillohet seanca e radhës

Shkruar nga Liberale

Dosja "Partizani"/ Zvarritet gjykimi për Berishën, ja kur do

Zvarritet gjykimi për ish kryeministrin Sali Berisha, në lidhje me dosjen “Partizani”.

Seanca paraprake e radhës do të zhvillohet më 5 maj, ora 11:30 për Berishën dhe të pandehurit e tjerë.

Avokatët mbrojtës të Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares paraprake, Flojera Davidhi.

Gjykata e Posaçme njohu si të vlefshme provat e SPAK për dosjen Partizani, në një sinjal se vendimi i saj do të jetë pro hapjes së procesit ku i pandehur për korrupsion do jetë Sali Berisha dhe familjarë të tij.

Gjykata do të shpallë më 5 maj  vendimin për kalim për gjykim të Sali Berishës, dhëndrit të tij dhe tre të pandehurve të tjerë, për shkak të vonesave të krijuara nga avokatët e të pandehurve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH