Kronikë

Arrestohet pas një viti autori që plagosi 26-vjeçarin në Shkodër

Shkruar nga Liberale

Arrestohet pas një viti autori që plagosi 26-vjeçarin në

Policia e Shtetit njofton se ditën e sotme është arrestuar një 39-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim pasi akuzohet për plagosje me dashje.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Adem Daija, i cili një vit më parë ka plagosur me thikë një 26-vjeçar në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, pas një konflikti të çastit.

“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin A. D., 39 vjeç, banues në Vaun e Dejës. Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 26.06.2023, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë, në kokë, shtetasin O. H., 26 vjeç, si dhe se e ka kanosur atë, për jetën, me armë zjarri”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH