Ekonomi

SHIFRAT ZYRTARE/ Paga mesatare shkon në 83 mijë lekë! Shteti paguan më mirë, thellohet hendeku me privatin

Shkruar nga Liberale

SHIFRAT ZYRTARE/ Paga mesatare shkon në 83 mijë lekë! Shteti

Paga mesatare në vendin tonë shkon në 83 mijë lekë, por është thelluar hendeku i sektorit publik me atë privat, çka po dëmtin biznesin dhe po vë në vështirësi sipërmarrjen për të gjetur fuqi punëtore.

Instituti i Statistikave thotë se në tremujorin e fundit të vitit 2024, paga mesatare në Shqipëri u rrit me 11.2% duke shkuar në 83.401 lekë, nga 75.025 lekë që ishte në fund të 2023-shit.
Rritja më e madhe e pagave me 14.9% është regjistruar në sektorin e ndërtimit, i cili aktualisht e ka pagën mesatare 67.079 lekë nga 58.367 lekë që ishte në 2023-shin.

Rritja në sektorin e ndërtimit ka ardhur nga ndërtimet e shumta si sektor fitimprurës dhe nevoja për fuqi punëtore por edhe si rezultat i aksionit kundër nëndeklarimit, ku ndërtimi është klasifikuar me risk të lartë në nëndeklarimin e pagave.

Edhe pse ka rritje të pagave është thelluar diferenca midis sektorit shtetëror dhe atij privat. Po ashtu edhe rritja e pagave në sektorin publik pa marrë në analizë produktivitetin ka çuar në rritjen e inflacionit duke dëmtuar xhepat e pjesës tjetër të popullsisë.

Sipas INSTAT paga mesatare për një të punësuar në sektorin shtetëror është 100,437 lekë nga 87.864 lekë në vitin 2023.

SHIFRAT ZYRTARE/ Paga mesatare shkon në 83 mijë lekë! Shteti

Ndërsa paga mesatare për një të punësuar në sektorin privat arriti në 76,000 lekë nga 69.400 lekë në 2023-shin.

Profesionet më të paguara në vend janë: “Manaxherë, Ligjvënës, Nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare mujore në nivel kombëtar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH