Analizën kryesore të javës “The Economist” ia ka dedikuar vendimit të Presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa tregtare ndaj vendeve të tjera.
“Tarifat e pakuptimta të Presidentit Trump do të shkaktojnë kërdi ekonomike. Por pjesa tjetër e botës mund të kufizojë dëmin”, shkruan “The Economist”.
“Nëse nuk arritët ta dalloni Amerikën duke u “grabitur, plaçkitur, përdhunuar dhe vjedhur nga kombet e afërta dhe të largëta” ose duke iu mohuar mizorisht një “kthim në prosperim”, atëherë urime: ju keni një kontroll më të fortë mbi realitetin sesa presidenti i Shteteve të Bashkuara.”
“Është e vështirë të dihet se çfarë është më shqetësuese: që lideri i botës së lirë mund të nxirrte një shtysë të plotë për ekonominë e saj më të suksesshme dhe më të admiruar. Ose fakti që më 2 prill, i nxitur nga iluzionet e tij, Donald Trump shpalli thyerjen më të madhe në politikën tregtare të Amerikës në më shumë se një shekull – dhe kreu gabimin ekonomik më të thellë, të dëmshëm dhe të panevojshëm në epokën moderne”, - shkruan “The Economist” teksa e sheh me skepticizëm suksesin që mund të ketë ekonomia amerikane pas vendimit të Donald Trump në analizën kryesore të javës.
Ky vendim do të ketë pasoja edhe për vendet e tjera por për “The Economist” nuk do të shoqërohet me dëmin që do të pësojë vetë ekonomia e SHBA-ve.
/Liberale.al/