Marrë nga Financial Times
E ardhmja e agjencisë amerikane të ndihmës është vënë në dyshim pasi uebsajti u mbyll dhe shumë zyrtarë u shkarkuan nga puna
Trump thotë se USAID drejtohet nga 'të çmendurit radikalë' ndërsa Musk e quan organizatën 'të dështuar'
USAID, një agjenci e pavarur me rreth 10,000 punonjës në mbarë botën, administron ndihmën e huaj dhe programet e zhvillimit të SHBA-ve. Mes vendeve që përfitonin nga ndihma amerikane ishte edhe Shqipëria
E ardhmja e agjencisë kryesore amerikane për ndihmat e huaja është në dyshim pasi u mbyll uebfaqja e saj, dy zyrtarë të lartë të sigurisë u lanë në pushim kurse Presidenti Donald Trump tha se ajo drejtohej nga “të çmendurit radikalë”.
Punonjësit e ndihmës, diplomatët dhe ligjvënësit janë përpjekur të kuptojnë një sërë incidentesh ogurzezë në Agjencinë e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar. Faqja e saj e internetit nuk funksionon, disa zyrtarë kanë humbur aksesin dhe janë lënë në pushim, dhe pretendohet se një i tillë do të absorbohet në departamentin e shtetit.
Të dielën mbrëma, Trump u tha gazetarëve se USAID ishte “drejtuar nga një bandë të çmendurish radikalë dhe ne po i nxjerrim jashtë... dhe pastaj do të marrim një vendim”.
"Presidenti Trump kaloi dy javë duke kritikuar dhe pushuar nga puna punonjësit e USAID-it dhe tani ekipi i tij po përpiqet të shkatërrojë agjencinë krejtësisht,” - tha senatori demokrat Chris Coons në X.
USAID është një agjenci e pavarur me rreth 10,000 punonjës në mbarë botën, e cila është përgjegjëse për administrimin e programeve të ndihmës së huaj dhe zhvillimit të SHBA-së. Ish-presidenti Joe Biden e kishte vendosur administratorin e USAID-it në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Trump nuk ka emëruar një administrator të ri të USAID-it.
Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj Financial Times një kërkese për koment në lidhje me statusin e faqes së internetit të USAID-it apo mbi planet e tij për agjencinë. Administratori i USAID-it edhe pse punon nën autoritetin e sekretarit të shtetit Marco Rubio, ka buxhetin e tij.
As USAID-i nuk iu përgjigj FT menjëherë një kërkese për koment.
Trump dhe ekipi i tij e kanë bërë të qartë se duan që ndihma e huaj amerikane të përputhet me platformën e tij “America First”. Përthithja e USAID-it në departamentin e shtetit mund të nënkuptojë më pak para në dispozicion, për programet afatgjata të zhvillimit dhe ndihmës së SHBA-së. Kjo do të zvogëlonte shpenzimet e SHBA-së, por gjithashtu mund të dëmtonte përpjekjet humanitare në mbarë botën dhe mund të lejonte Kinën të mbushte boshllëkun e krijuar.
Brian Mast, kryesuesi republikan i komitetit të çështjeve të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha në ‘Face the Nation’ të CBS të dielën se USAID-i “ka të ngjarë të jetë më i ngushtë nën sekretarin Rubio". - “Unë do të isha absolutisht për heqjen e USAID-it si një departament i veçantë, nëse kjo është rruga që ne duhet të ecim, dhe që ai të jetë nën... pjesëve të tjera të Shteteve të Bashkuara... për shkak të dështimit të tij.”
Dy zyrtarë të lartë të sigurisë u lanë pushim të shtunën pasi refuzuan të lejonin zyrtarët nga "Departamenti i Efiçencës së Qeverisë" (Doge) të Elon Musk të hynin në sistemet e agjencive, përfshirë informacionin e klasifikuar, sipas një personi të njohur me këtë çështje.
CNN raportoi fillimisht për përplasjen. Dhjetëra zyrtarë të tjerë në karrierë të USAID-it janë lënë gjithashtu në pushim që nga java e kaluar. Disa janë akuzuar se kanë bërë përpjekje për të penguar udhëzimet e Trump për agjencinë.
Trump pretendon se ato janë shpenzime të kota të qeverisë amerikane. Musk lëshoi një sërë kritikash ndaj USAID-it të dielën në X, duke e quajtur atë "një organizatë kriminale" dhe "të keqe".
“Është koha që të humbë”, shkroi ai.
Donald Trump ngriu miliarda dollarë nga ndihmat e huaja. Pushimi i menjëhershëm i të gjitha projekteve të ndihmës së huaj ka shkaktuar kriza, në organizatat humanitare dhe zhvillimore të përfshirë në gjithçka, nga aktivitetet mjekësore shpëtimtare, te përpjekjet kundër narkotikëve dhe programet e ujit të pastër.
Departamenti i Shtetit javën e kaluar bëri një përjashtim për disa ndihma humanitare lidhur me shpëtimin e jetëve. Zyrtarët aktualë dhe ata të mëparshëm thanë se përthithja e mundshme e USAID-it në departamentin e shtetit mund të jetë një rast prove për administratën Trump, pasi ajo duket të ketë pushtetin ekzekutiv.
“Kjo administratë duket se po teston se çfarë mund të shpëtojë në drejtim të veprimit të njëanshëm për të riformuar funksionet dhe gjurmën e qeverisë amerikane në mënyra që Kongresi nuk i ka autorizuar. Kongresi nuk i ka përvetësuar dhe në fakt, i ndaloi ata të vepronin në disa statute”, tha Tess Bridgeman, e cila ka punuar në zyrën e këshilltarit ligjor të departamentit të shtetit dhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së Obamës.
Përgatiti: Liberale.al