Ekonomi

4.4 miliard euro qarkulluan shqiptarët jashtë sistemit bankar, 400 milionë euro më shumë për vitin 2024

Shkruar nga Liberale

4.4 miliard euro qarkulluan shqiptarët jashtë sistemit bankar, 400

Shqiptarët, populli me varësinë më të lartë të përdorimit të parasë "cash" ose në dorë, jashtë sistemit bankar

Në fund të vitit 2024 vlera e parasë që qarkulloi jashtë bankave arriti në 4.4 miliard euro, me afro 400 milion më shumë nga viti 2023. Ky nivel përdorimi të parasë jashtë kanaleve bankare e kthen Shqipërinë në vendin me varësinë më të lartë të përdorimit të cash në ekonomi.

Banka e Shqipërisë ka nisur të çojë përpara bankingun e hapur si një mjet që do të ulë kostot, nxisë pagesat elektronike, por për ekspertët e sistemit të pagesave edukimi financiarë është një nga shkaqet kryesore të këtij realiteti.

“Është një zakon që trashëgohet brez pas brezi për përdorimin e parasë cash. Ne sot shohim dhe dëgjojnë brezin e ri që përdor termat mbi lekun e vjetër apo të ri, njësoj siç i dëgjon në familje. Përveç zakonit, qytetarët ndihen më të sigurt me një mjet pagese që e prekin, siç është paraja fizike. Bota virtuale duket si një hapësirë e pasigurt për shumicën e shqiptarëve. I gjithë ky realitet vjen nga mungesa e informacionit dhe edukimit financiar të popullatës”, – tha Bora Ferri gjatë një interviste.

4.4 miliard euro qarkulluan shqiptarët jashtë sistemit bankar, 400

Arsyeja e dytë e këtij realiteti lidhet me kostot. Tregu shqiptar ka kostot më të lartë në rajon për pagesat me kartë dhe kjo step bizneset t’i përdorin.

“Çdo nismë për nxitur më tej përdorimin pagesave elektronike është e mirëpritur. Sot nuk është problem që bizneset të pajisjen me një POS, pasi ato jepen falas nga bankat. Por e gjithë infrastruktura që do të grihet për integrimin e tyre me sistemet e pagesave ka një kosto, së bashku dhe me komisionin. Për një transaksion në Shqipëri paguhet 2-3% të vlerës, ndërsa në Serbi 0.9%. Është detyrë e institucioneve që të ndikojnë me politikat e tyre për të hapur më shumë tregun dhe për ndikur në uljen e këtyre kostove”, sqaroi Ferri në emisionin “E-ZONE”

Përfshirja financiare, e matur si përqindje e popullsisë që zotëron të paktën një llogari financiare, ka arritur në 78% nga rreth 40% në vitin 2015. Instrumente të reja, si pagesat nëpërmjet portofolave elektronikë, po gjejnë përdorim më të gjerë, duke u shtrirë edhe në popullsi ku aksesi bankar është më i rrallë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH