Aktualitet

Zhduket papritur luani i Fierit, policia heton pronarin: E gjeta në rrugë në Lushnjë, por më ngordhi para 1 muaji

Shkruar nga Liberale

Zhduket papritur luani i Fierit, policia heton pronarin: E gjeta në

Policia e Fierit ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj pronarit të luanit që u bë i njohur në rrjetet e sociale, pasi kafshoi në qafë një burrë i cili iu afrua kafshës teksa ndodhej brenda një shtëpie.

Dhe pas hetimeve u identifikua shtetasi që kishte në pronësi kafshën, A. H., 52 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, për të cilin, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, pasi dyshohet se e ka mbajtur kafshën, në banesë, në kundërshtim me rregullat.

Mësohet se ky shtetas ka deklaruar se kafshën e ka gjetur në Lushnjë, në rrugë, 6 muaj më parë, kur ajo ishte e vogël dhe e ka mbajtur në banesën e tij, për disa kohë. Më tej, ai ka deklaruar se para 1 muaji e gjysmë, kafsha ka ngordhur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH