Aktualitet

Vizita me eskortë në burg? Avokati i Laert Haxhisë flet pas zërave që bënë bujë

Shkruar nga Liberale.al

Vizita me eskortë në burg? Avokati i Laert Haxhisë flet pas

Avokati mbrojtës i të dënuarit Laert Haxhia, Detar Hysi, ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me lajmet e fundit që qarkullojnë në media për takime të paligjshme të klientit të tij në burgun e Drenovës, me persona të paautorizuar, konkretisht një modele.

“Si mbrojtës ligjor i të dënuarit Laert Haxhia, dua të sqaroj opinionin publik se lajmi për takime me persona të paautorizuar është i pavërtetë. Ky i dënuar nuk ka kryer asnjë veprim të tillë,”– thuhet në deklaratën e avokatit.

Avokati Hysi thekson gjithashtu se kjo çështje aktualisht është në hetim nga Prokuroria e Korçës dhe shpreh besimin se e vërteta do të dalë në dritë përmes rrugës ligjore.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH