Tre persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Collaboration 2”.
Të rinjtë, dy 21-vjeçarë dhe një 19-vjeçar, janë kapur në flagrancë, në afërsi të një qendre tregtare, në momentin e shitjes së një sasie kokaine (107 gramë), e cila iu gjet një shtetasi tjetër gjatë kontrollit fizik.
Arrestimi i tyre erdhi si rezultat i hetimeve të kryera për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë.