Një 31-vjeçare raportohet se ka humbur jetën pasi është vetëhedhur nga kati i 6-të i pallatit ku banonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri”, ku shtetasja me iniciale J. A., 31 vjeçe, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
"Më datë 29.10.2024, rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasja J. A., 31 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë."- njofton policia.