Aktualitet

Temperaturat deri në 37 gradë Celcius, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

Shkruar nga Liberale
Temperaturat deri në 37 gradë Celcius, parashikimi i MOTIT për

Sipas MeteoAlb, deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme ku më të theksuara paraqiten në zonat malore verilindore – juglindore, por nuk priten reshje.

Orët e vona të mbrëmjes do të risjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të ulet deri në 11°C në zonat malore, por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 37°C në Jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH