Aktualitet

Shkaktoi aksidentin me vdekje në Pogradec dhe ia mbathi nga vendngjarja, arrestohet 29-vjeçari që braktisi mjetin dhe "zhduku" targat

Shkruar nga Liberale

Shkaktoi aksidentin me vdekje në Pogradec dhe ia mbathi nga vendngjarja,

Policia e Pogradecit ka arrestuar shtetasin Dejvi Janaqi, 29 vjeç, pasi pasditen e djeshme shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:45 në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ku Janaqi aksidentoi për vdekje 55-vjeçarin Mimimi.

Ndërkohë, pas hetimeve të kryera, policia arriti të lokalizojë dhe ndalojë autorin, ndërsa automjeti i përfshirë në aksident u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale.

Burime policore bënë me dije se 29-vjeçari Janaqi në momentin e aksidentit, ka qenë duke lëvizuar me shpejtësi tej normave të lejuara.

Jo vetëm kaq, por pas aksidentit ai mori targat dhe braktisi mjetin, por ditën e sotme policia ka arritur ta lokalizojë dhe ta vërë në pranga. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH