Aktualitet

Rezultatet e para nga votat e DIASPORËS, garë e ngushtë mes dy partive të mëdha

Shkruar nga Liberale

Rezultatet e para nga votat e DIASPORËS, garë e ngushtë mes dy

Numërohen 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike në vend, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS).

Rezultatet e deritanishme:

PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 726 vota (43.9%)

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS): 705 vota (42.7%)

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 117 vota (7.1%)

Partia Mundësia: 35 vota (2.1%)

Partia Socialdemokrate (PSD): 34 vota (2.1%)

Lëvizja Bashkë: 21 vota (1.3%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 10 vota (0.6%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 4 vota (0.2%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 0 vota

Lëvizja Atdheu (LA): 0 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 0 vota

Procesi i numërimit vijon, ndërsa rezultatet e plota priten të japin një pasqyrë më të qartë mbi ndikimin e votës së diasporës në balancat politike të këtij viti.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH